Infektimet me koronavirus janë rritur, gjatë 24 orëve të fundit.
Sot kanë rezultuar 70 persona pozitivë, ndërkohë që dje ishin 27 të infektuar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, fatmirësisht nuk ka humbje jete, ndërsa në të gjithë vendin rezultojnë 434 pacientë aktivë me koronavirus.
Aktualisht në spitalin CO.VID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë. /Labirinth