Pre. Nën 29th, 2024

Katy Perry flet për martesën me Russell Brand dhe tregon pse u nda: Ishte si një tornado

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry ka thënë në një intervistë për ““60 Minutes Australia” se martesa e saj me Russell Brand ishte “si një tornado”.

Këngëtarja 35-vjeçare së fundmi solli në jetë vajzën e saj Daisy Dove me të fejuarin e saj Orlando Bloom, por para se të fillonte një romancë me yllin e ‘Pirates of the Caribbean’, Katy ishte martuar me komedianin dhe aktorin Russell për më shumë se një vit, midis 2010 dhe 2011.

Ajo tha se martesa me Brand ishte thyerja e parë e mendimeve të saj idealiste.

“Unë isha në kulmin e suksesit rreth moshës 23, 24 dhe 25 vjeç, dhe kur papritur pastaj takova dikë që ishte interesant dhe stimulues. Ishte tamam si një tornado. Ishte diçka që ndodhte vetëm një herë.”, u shpreh ajo.

Katy shpjegoi se i pëlqejnë sfidat dhe mendoi se “presioni” në marrëdhënien e tyre do të krijonte diçka të bukur. Por si duket nuk ndodhi ashtu.

Këngëtarja u takua me John Mayer tre vjet pas ndarjes së saj nga Russell Brand, por përfundimisht gjeti dashurinë e qëndrueshme me Orlando i cili ka edhe një djalë nëntë vjeç me ish-gruan e tij Miranda Kerr.

Katy dhe Orlando u ndanë për një kohë të shkurtër në 2017, por këngëtarja kohët e fundit tha se pushimi i përkohshëm e bëri romancën e tyre më të fortë. Ajo u shpreh se ndarja e tyre e përkohshme ishte një udhëtim individual dhe se vendosën të “ecnin” vetëm si dy të plotë dhe jo si dy gjysma për t’u bërë një. /Përshatur nga Bangshowbiz për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *