Enj. Nën 7th, 2024

Aktorja Delinda Disha jep lajmin e trishtë: Humba të dy bebushat, jam keq psikologjikisht

Aktorja e humorit, Delinda Disha po përjeton ditët e saj më të vështira.

Ajo ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur dy bebushat e saj binjakë.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështirat. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja aq shumë janë atje lart si dy engjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan aktorja plot dhimbje.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më herët, aktorja publikoi foto, ku shihej shtatzënë dhe më e lumtur se kurrë me familjen e saj. /Labirinth

Screenshot nga Instastroy i Delinda Disha

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *