Pre. Sht 20th, 2024

Policia jep detaje: Një person humb jetën te miniera në Tropojë, dy janë bllokuar brenda

Policia ka mbërritur në vendin, ku është shembur galeria e minierës së kromit në Tropojë.

Ajo njofton se ka humbur jetën një person me iniciale A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë.

Po ashtu, sipas saj, dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës të tjerë.

“Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës. Grupi hetimore dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’iu ardhur në ndihmë personave të bllokuar”, njofton policia. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *