Pre. Sht 20th, 2024

Rritja e çmimeve/ Rama: Ja kur do mblidhet Bordi i Administrimit të produkteve ushqimore

Bordi i Administrimit të produkteve ushqimore bazë do të mblidhet nesër për të rishikuar çmimet.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me furnizuesit e ushqimeve.

Nesër do të mbahet mbledhja e parë për të vendosur pikat mbi “i” dhe të flitet më pas për vendosjen e çmimit të produkteve bazë, që kanë të bëjnë edhe me psikologjinë e kësaj situate. Normalisht momenti i parë pati edhe eksese. S’jemi më në momentin e parë, por në momentin për të vendosur pikat mbi “i”. Kam besim që do e bëjmë së bashku dhe do të jetë eksperiencë pozitive”, tha Rama. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *