Pre. Sht 20th, 2024

Rusia i përgjigjet Shqipërisë pas deklaratave të Ministrisë së Jashtme

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e Shqipërisë për bom.bardimin e Konsullatës së Nderit në Kharkiv të Ukrainës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se “Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se, dyshohet se forcat e armatosura ruse kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit në Kharkiv”.

Kujtojmë se më 7 mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi se konsullata e nderit është shkatërruar nga bom.bardimet ruse.

“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thuhej në postimin në Twitter.

Lexoni edhe lajmin e datës 7 mars KËTU. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *