...
Die. Kor 21st, 2024

Pas lajmit se në Durrës kanë ngordhur 500 mijë pula ka reaguar Ministria e Bujqësisë.

Ajo thotë se nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Institutit për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë nuk ka asnjë rast të pranisë së gripit të shpendëve në Shqipëri.

“Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërsa më tej njofton se, “rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët”.

Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme.
Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike”, përfundon Ministria e Bujqësisë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përshpejtuesi i SerafinititBannerText_Përshpejtuesi i Serafinitit
Aktivizon shpejtësinë e lartë të faqes për të qenë tërheqës për njerëzit dhe motorët e kërkimit.