Një çift burrë e grua kanë humbur jetën pasi shtëpia e tyre në Borsh të Himarës ka marrë flakë.
“Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe”, njofton polcicia.
Po sipas të njëjtit burim, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërsa është duke vijuar puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Labirinth