Sipas sinoptikanëve moti sot në vendin tonë do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash, ndërsa mundësitë për reshje janë të pakta.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë:
-në zonat malore, nga 17º në 29ºC
-në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC
-në zonat bregdetare nga 24°C në 37ºC.
Era do të fryejë në drejtim verior-veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. /Labirinth