Sht. Tet 5th, 2024

I ftohti i acartë mbërthen Shqipërinë, temperaturat deri në -18 gradë Celsius

Temperaturat në ditët në vijim do të arrijnë deri në -18 gradë Celsius.

Lajmin e ka bërë me dije Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një njoftimi.

Duke iu referuar dhe shërbimit meteorologjik, temperaturat më të ulëta do të shënohen në zona si Bulqiza apo Puka.

Ndërsa në Tiranë termometri pritet të zbresë deri në -8 gradë.

“Afër zeros temperaturat do jenë edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë dita e hënë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *