Sht. Tet 5th, 2024

Dita e Ujit të Bekuar/ Ky është 26 vjeçari që kapi kryqin në lumin “Osum”

6 janari simbolizon Ditën e Shenjtë të Ujit të Bekuar.

Kjo festë përcillet në Berat çdo vit, për besimtarët e krishterë.

Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit, edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit.

Shtatë të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit u hodhën në ujin e ftohtë të lumit “Osum” për të pritur kryqin.

Ndërkohë që kryqi u kap nga 26-vjeçari Pirenc Zharra, banues në lagjen “Goricë” në Berat. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *