Në Berlin do të paguheni 1100 euro në vit nëse nuk përdorni makinën. Ky është propozimi i lëvizjes “Changing Cities”, e cila i nxit qytetarët për të mos përdorur shumë makinën.
Qëllimi i projektit është që gjendet një zgjidhje konkrete për trafikun e kryeqytetit gjerman, falë të cilit rreth 60,000 automjete do të mbeteshin në garazh.
Sipas Andreas Knie, ekspert i lëvizshmërisë, rreth 50% e banorëve të Berlinit mund të bënin pa makinën e tyre duke zgjedhur alternativa më të qëndrueshme të tilla si çiklizmi ose transporti publik.
Në mënyrë që kjo të bëhet realitet, për ekspertët, para së gjithash është e nevojshme të përmirësohen shërbimet e ofruara. /Përshtatur nga Corriere Della Sera për Labirinth