Mar. Gus 20th, 2024

Sot Kosova ka futur në fuqi masat anti-covid të cilat do të jenë në fuqi deri në 13 shtator.

Si pasojë e masave të vendosura është krijuar një situatë e trazuar në Morinë, pasi qytetarët që hyjnë nga Shqipëria duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit, ose një test PCR/antigen.

Nëse nuk kanë as njërën as tjetrën atëherë do të detyrohen të izolohen për 7 ditë.

Të revoltuar nga kjo gjë disa qytetarë tentuan të bllokojnë për disa minuta hyrjen drejt Shqipërisë.

Nga ana tjetër për të hyrë drejt vendit tonë ende nuk ka asnjë masë kufizuese. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *