Pre. Nën 22nd, 2024

Mimi Kodheli, a do e zëvendësojë Najda Çomon dhe pse?

Pas largimit të Najada Çomos nga detyra e deputetes, vendin e saj në Parlament mund ta mbajë Mimi Kodheli.

Këtu duhet marrë parasysh kushti që një kandidate e gjinisë më pak të përfaqësuar nuk mund të zëvendësohet nga një kandidat i gjinisë tjetër.

Po ashtu vlen të kujtohet se Mimi Kodheli ishte kandidatja e 21-të, ndërsa pas përmbysjes së listës për shkak të thyerjes së herësit u ngjit në vendin e 20, pas Pandeli Majkos.

Lajmin për largimin e Çomos e dha kryeministri Edi Rama, teksa tha se ishte vetë kërkesa e mjekes e cila ka vendosur që në kushtet e vështira të pandemisë është më mirë që t’i shërbejnë pacientëve. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *