Sat. Aug 8th, 2026

Miri: Jemi në qendër të vëmendjes si familje, gruaja ime është “VIP-e” tani!

Ish-finalisti i BBV5, Almiri Shahini është shprehur shumë i lumtur për famën që ka marrë nga ky reality show.

Në një intervistë të dhënë për “Pushime On Top”, Miri i pyetur se si ndihet kur njerëzit, fansat i kërkojnë foto partneres së tij, këngëtari u shpreh se tashmë gruaja e tij është bërë e famshme, e për këtë ai ndihet shumë mirë.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: A ka ndryshuar familja juaj pas rrugëtimit tënd në “BBVA5”?

Miri: Vazhdojmë të jemi tre. Me thënë të drejtën duhet t’i themi troç ashtu siç është. Nuk është e njëjta situatë, por si të ta them se kjo ndjesia pas “Bigut” është më e bukur, është më publike, është e veçantë. Jemi më në sy të vëmendjes së njerëzve dhe duket sikur më dinamike. Për shembull njerëzit nuk kërkojnë foto vetëm me mua por dhe me bashkëshorten dhe gocën time. Bashkëshortja tani është bërë VIP, ndihem shumë mirë kur i kërkojnë foto.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *