Thu. Jul 30th, 2026

“A është Gjesti në një lidhje?”, Selin: Më vjen shumë mirë që është i lumtur, por nuk më takon mua…

Fituesja e BBV5, Selin Bollati ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”.

Ajo foli për miqësinë mes DJ Gimbos me Gjestit dhe tha se lajmet e shpërndara në media për prishjen e marrëdhënies mes tyre nuk janë të vërteta.

Teksa Eni Shehu e pyeti, nëse Gjesti është apo jo në një lidhje dashurie, ajo u përgjigj: “Kush jam unë për të dhënë këto lajme. Kjo nuk më takon mua ta flas. është jeta e tij private dhe nuk kam informacion. Më vjen shumë mirë që është i lumtur dhe është në më të mirën e tij për momentin sepse dhe mund të mos ishte. Po nuk e di nëse është në ndikimin e një partnereje apo jo, po besoj se nga puna sepse po i shkon në mënyrë fantastike. Më vjen mirë për të dy çunat, sepse bashkëpunimi i tyre vazhdon”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *