Wed. Jul 29th, 2026

“Jemi më shumë se të dashur…”, Selin flet për marrëdhënien me Gimbon: Nuk i përkasim gjeneratës tonë për mënyrën se si…

Fituesja e BBV5, Selin Bollati ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”.

Ajo foli për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon.

“Sot në mëngjes po dëgjoja një video, ku një vajzë po thoshte ne nuk jemi vetëm të dashur, ne jemi më shumë se aq, jemi miq. Edhe e vërteta është që dhe ne të dy nuk e kemi trajtuar kurrë marrëdhënien si dy të dashur që deri këtu shkon intimiteti. Ne për fatin tonë të mirë gëzojmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme. E kemi thënë edhe më përpara, edhe pse u keqkuptua nga publiku sikur ishte një farë kunji… Edhe pse është keqinterpretuar ne nuk i përkasim gjeneratës tonë për mënyrën se si e kemi ndërtuar marrëdhënien, sepse gjenerata jonë është shumë e komplikuar dhe ka shumë probleme sidomos te pjesa e marrëdhënies në çift”, tha Selin.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *