Java ka nisur me mot të freskët dhe reshje shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe pas orëve të pasdites pritet mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
POSTIMI I SHMU:
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe pas orëve të pasdites mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në veri dhe lokalisht në qendër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshë.
Në mesditë reshjet pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu. Në orët e pasdites reshjet pritet të lokalizohen përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët, në mbrëmje ndërprerje në të gjithë vendin.
🌬 Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet, përgjatë zonave luginore si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.
🌊 Valëzim në det i forcës 2-4 ballë.
- “Breshër dhe shtrëngata”, ja si parashikohet të jetë moti sot
- VIDEO/ “Je single, apo në një lidhje?”, Rilindi pyet Stelinën, ja si përgjigjet ish-banorja e BBV5
- Gjesti iu drejtohet fansave: Ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia jem sepse…
- VIDEO/ “Bota ime, të dua”, Mateo surprizon Brikenën në emision
- VIDEO/ Në pritje të bebit të dytë, Roela dhe Vedati zbulojnë gjininë
- VIDEO/ “Ju mosha e FB e keni të ndaluar ta shikoni këtë video”, Gerta Gixhari publikon pamje nga plazhi: Nuk di si nuk më vjen turp që…
