Fri. Jul 24th, 2026

“Kujdes me xhelozitë dhe iniciativat financiare”, astrologia paralajmëron: Kjo është java më e rëndësishme e verës…

Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” bëri parashikimin e javës së fundit të muajit korrik.

“Mërkuri ka filluar kursin e tij të drejtë. Shumë e rëndësishme për javën e fundit të korrikut është të themi se kjo është java më e rëndësishme e verës. Në datën 29 korrik kemi zhvillimin e një Hëne të plotë në shenjën e Ujorit, një Hënë të plotë shumë dinamike, transformuese, e cila do të nxjerrë në pah çështje politike e financiare në të gjithë botën. Kujdes me xhelozitë, mos i çoni gjërat në limit dhe tregoni kujdes me iniciativat financiare. Njohjet e reja që do të bëni do të jenë plot pasion, por pasioni ka vështirësi dhe, derisa të kthehet në një marrëdhënie të konsoliduar, do të kalojë peripeci“, është shprehur astrologia.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *