Parashikimi Astrologjik Javor nga data 20-26 Korrik 2026
Dashi, 3 yje ![]()
![]()
![]()
Një çështje pune apo familjare fillon dhe qetësohet. Pavarësisht furtunave të mëdha, sidomos në dashuri dhe në qëllime, do kemi një përballje situatash të forta dhe do të kemi një kthesë shumë të fortë për Dashin. E rëndësishme është që të mbani mend që familja, puna, ndonjë biznes familjar, bashkëjetesa apo njohje fillon gjatë kësaj jave.
Demi, 4 yje ![]()
![]()
![]()
![]()
Do të jenë mirë në dashuri, do të kenë komunikime, takime sqaruese me familjarët apo të afërmit, por mund të kenë edhe ndonjë takim shumë të bukur romantik gjatë kësaj jave që do t’i çojë në delir në çështjet erotike. Të lindurit e dhjetëditëshit të parë do të sprovohen shumë në çështje familjare dhe karriere.
Binjakët, 3 yje ![]()
![]()
![]()
Mërkuri është i tyre, kthehet i drejtë dhe tregon që çlirohen portat ekonomike për Binjakët, atje ku ndjenin pengesë. Tashmë kemi një rrjedhje të mirë ekonomie, pune dhe biznesesh familjare. Personat me ide dhe projekte të mëdha do të bien në një sprovë shumë të madhe që do t’u kushtojë ekonomikisht dhe nga ana ligjore.
Gaforrja, 5 yje ![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
U rikthehet Mërkuri në rrugë të drejtë dhe shumë projekte dhe plane të tyre do të ecin. Të lindurit në 10-ditëshin e parë kanë një ngërç në çështjet ekonomike. Sapo ta zgjidhin këtë ngërç, fillojnë tentativat për të ecur shumë mirë ekonomikisht.
Luani, 3 yje ![]()
![]()
![]()
Bëhet fjalë për një shndërrim të madh të jetës së tyre dhe duhet të kenë kujdes në bashkëpunime, në vendime të mëdha për jetën e tyre. Duhet të largohet nga një partner që është fuqiplotë apo që i ka mbytur. Gjithë Luanët e lindur në 10 ditët e para të shenjës do të bëjnë një luftë këtë periudhë, por të tjerët do të çlirohen nga prapaskenat, nga punët e vështira dhe nga çështjet ekonomike, të cilat kanë qenë të ngatërruara gjatë kësaj periudhe.
Virgjëresha, 4 yje ![]()
![]()
![]()
![]()
Virgjëreshët do të ndihen mirë me mendimin e tyre, me planet e tyre, me mendjen e tyre. Plus, në kombinim me Mërkurin, i cili kthehet i drejtë, shumë të kësaj shenje do ta gjejnë veten në një punë, në një projekt, në një mbështetje dhe do të ndihen shumë mirë. Për Virgjëreshët që kanë një post, do të kenë një prapaskenë të madhe. Të lindurit në 10 ditët e para duhet të kenë kujdes me çështje shëndetësore dhe pune.
Peshorja, 2 yje ![]()
![]()
Të gjithë planetët punojnë si në fshehtësi për Peshoren dhe mos harrojmë që edhe Marsi në Binjak i jep një lloj tentative për shumë akumulim energjie dhe shumë ndikim të fortë. Peshoret, ngaqë duan një stimulim më të madh, tashmë do të ndikohen nga Jupiteri në Luan dhe nga kjo përballje me Ujorin.
Akrepi, 4 yje ![]()
![]()
![]()
![]()
Akrepët janë në një fazë më të qetë, pasi Mërkuri kthehet në rrugën e drejtë dhe hap portat e udhëtimeve, komunikimeve me jashtë, ndonjë çështje ekonomike apo pune. U plotësohet një dëshirë e madhe, por në karrierë një Akrep me shumë pushtet duhet të ketë shumë kujdes, sepse rrezikon pushtetin dhe do t’i duhet një shndërrim i madh për t’iu përgjigjur kërkesave edhe familjare, edhe të punës në këtë periudhë.
Shigjetari, 3 yje ![]()
![]()
![]()
Janë në fatin më të mirë, sepse Jupiteri në Luan i favorizon, por duhet të kenë kujdes nga dëshirat që kërkojnë. Në mërzitje e sipër mund të kërkojnë diçka e cila nuk është pozitive dhe nuk është shumë e dëshirueshme për të tjerët dhe mund të futen në një rrugë të gabuar. Megjithatë, do të çlirohen ekonomikisht dhe një ofertë shumë e mirë pune do t’u dalë gjatë kësaj jave.
Bricjapi, 4 yje ![]()
![]()
![]()
![]()
U plotësohen dëshirat, u zbuten marrëdhëniet dhe kërkesat e tyre dhe do të ndihen më me këmbë në tokë. Bricjapët marrin një lloj qetësie dhe kënaqësie. Edhe me kthimin e Mërkurit në rrugë të drejtë do të bëjnë një marrëveshje ekonomike ose një kontratë të mirë në jetën e tyre. Të mos zhyten në luftëra të mëdha apo në beteja që nuk janë të tyre.
Ujori, 3 yje ![]()
![]()
![]()
Për Ujorët do të flasim gjithë vitin, sepse Plutoni është në shenjën e tyre dhe përballen me Jupiterin në Luan, i cili është përballë gjithë vitin me Ujorin. Kjo do të thotë se nuk do ta kenë të vështirë, por do të jenë në qendër të të gjitha situatave. Do të hapet porta e fatit për ta.
Peshqit, 2 yje ![]()
![]()
Ashtu të ndjeshëm siç janë, prisnin më shumë, më shumë dashuri nga partneri/ja, më shumë vepra sesa plane. Por mesa duket partnerët dhe bashkëpunëtorët do të jenë ata që do të flasin më shumë dhe do të projektojnë, sesa do të bëjnë diçka konkrete. Por megjithatë, diçka konkrete do ta marrin këtë javë. Kujdes nga çështjet ekonomike, prapaskenat e punës dhe shëndeti.
- “Mos më thuaj që është Selini shtatzënë?!”, Gimbo telefonon motrën: Kam vendosur të martohem…
- Dasmë tradicionale apo moderne? Ja si përgjigjen Selin dhe Gimbo
- “Universi ju mbështet sa më shumë”, 3 shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ditë të bukura deri në fund të vitit 2026
- “Janë në fatin më të mirë”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut: Bëhet fjalë për një shndërrim të madh të jetës së tyre…
- “Zjarri ishe ti vetë”, Mateo tregon si reagoi kur e pa Brikenën në BBV5: Kisha ardhur me bidonat me benzinë me vete…
- “Rrebeshe shiu dhe erë të fortë”, meteorologia bën parashikimin e motit: Duke filluar që nga dita e…
