Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania u shpreh se dita e sotme do të jetë dita e fundit për sa i përket të nxehtit afrikan.
“Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe në vijim, ne do kemi një mot mjaft të freskët, i cili do të zgjasë duke përfshirë edhe fundjavën. Do të bien ndjeshëm temperaturat duke filluar që nga e mërkura dhe deri në fundjavë. Presim një maksimum 34-35° gjatë ditës së mërkurë. Rreth kësaj vlere do të jetë e enjtja, do të jetë dita e premte, e cila do të ketë jo më shumë se 30°. Po ashtu edhe fundjava do të jetë thuajse në 30 apo 31°. Për sa i përket reshjeve, sot do të kemi një mot i cili do të jetë i qëndrueshëm, do ketë më shumë kthjellime, më pak vranësira. Parashikohet që ditën e martë të kemi në mbrëmje vonë reshje, të cilat do jenë kryesisht në skajin verior. Do të jetë dita e mërkurë e cila do të sjellë një sistem vranësirash duke sjellë rrebeshe shiu dhe erë të fortë, kryesisht në veri dhe në qendër. Nuk përjashtohet të martën gjatë natës, në mëngjesin e të mërkurës, edhe qarku i Vlorës.”, ka thënë ajo për Euronews.
- “Mos më thuaj që është Selini shtatzënë?!”, Gimbo telefonon motrën: Kam vendosur të martohem…
- Dasmë tradicionale apo moderne? Ja si përgjigjen Selin dhe Gimbo
- “Universi ju mbështet sa më shumë”, 3 shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ditë të bukura deri në fund të vitit 2026
- “Janë në fatin më të mirë”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut: Bëhet fjalë për një shndërrim të madh të jetës së tyre…
- “Zjarri ishe ti vetë”, Mateo tregon si reagoi kur e pa Brikenën në BBV5: Kisha ardhur me bidonat me benzinë me vete…
- “Rrebeshe shiu dhe erë të fortë”, meteorologia bën parashikimin e motit: Duke filluar që nga dita e…
