Këngëtari Luiz Ejlli feston sot 41-vjetorin e lindjes së tij. Ai ka publikuar disa foto në Instagram, ku shihet krahë partneres Kiara Tito dhe vogëlushes së tyre Luna Mari.
“Jeta më dha shumë arsye për të luftuar… nga ana tjetër më dha edhe arsyen më të bukur për të jetuar.
Gjithçka që kam fituar ka vlerë vetëm sepse kam me kë ta ndaj. Kurora më e bukur e një burri nuk është fama por familja, sepse në fund nuk mbeten titujt, por njerëzit që të thërrasin “babi” dhe “zemër”.”, shkruan Luizi.
Po ashtu Kiara i ka bërë një urim shumë të bukur krahas një fotoje, ku Luizi shihet me të dhe nënën e tij.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime.
Të uroj një vit plot shëndet, lumturi dhe realizimin e çdo ëndrre. Me gjithë zemër uroj që projekti yt i ri të korrë suksesin që meriton dhe pse jam e bindur qe si gjithmonë do shkëlqesh sepse je një dhe i vetmi. Jam krenare për ty. Të dua.”, shkruan Kiara.

- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
