Fri. Jul 3rd, 2026

“Media kundër, populli kundër”, Zebërvoki njofton largimin nga Policia e Shtetit: Ne që jemi viktima, po na nxirrni si autorë

Marius Dervishi, i njohur për publikun si Zebërvoki, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Policinë e Shtetit.

Ky vendim i papritur ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në kryeqytet, ku policia është përplasur me protestuesit.

Reagimi i plotë:

Ne jemi ‘POLICIA QË NUK DUAM’, dhe për këtë arsye, nga e hëna unë dorëzoj kërkesën për dorëheqje nga puna.

Jo sepse janë policët e këqinj, jo se nuk e dua më punën time, por thjesht sepse nuk dua të jap më asnjë lloj kontributi për asgjë.

Policat gjithmonë kriminalë, policat gjithmonë dhunues, policat patronazhistë – çfarëdo epiteti që na keni vendosur.

Media kundër, populli kundër, e në fakt ne që jemi viktima po na nxirrni si autorë.

Unë nuk e kapërdij dot këtë lloj fushate ku në çdo gjë fajin e ka POLICIA.

Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e ‘braktis’, i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj.

Po mos harroni një gjë:

“Çka nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart.”

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *