Dashi
Pergatituni per lajme qe mund t’ju ndryshojne planet brenda nje dite. Fjalet tuaja do te kene me shume peshe se zakonisht. Mos flisni pa menduar, sepse nje bisede mund te hape nje dere ose ta mbylle pergjithmone.
Demi
Parate dhe siguria juaj mund te hyjne ne nje faze ndryshimesh te papritura. Nje mundesi e re mund te shfaqet aty ku nuk e prisnit. Mos u kapni fort pas asaj qe po mbaron.
Binjaket
Ju jeni ne qender te kesaj stuhie kozmike. Jeta juaj mund te marre nje kthese qe nuk e kishit imagjinuar. Mund te ndryshoni drejtim, pamje, pune, objektiva apo menyren si e shihni veten. Pas ketij korriku, nuk do te jeni me te njejtet.
Gaforrja
Jo cdo beteje zhvillohet perpara syve te te tjereve. Do te zbuloni sekrete, do te kuptoni te verteta dhe do te lini pas njerez apo situata qe ju kane mbajtur peng.
Luani
Rrethi juaj shoqeror do te ndryshoje. Disa njerez do te largohen pa paralajmerim, ndersa te tjere do te hyjne ne jeten tuaj per nje arsye shume me te madhe nga sa mendoni.
Virgjeresha
Mos u habitni nese ajo qe keni ndertuar me vite fillon te lekundet. Universi mund t’ju detyroje te hiqni dore nga nje rruge qe nuk ju perket me. Nje fund i papritur ne karriere ose nje ndryshim i forte mund te duket si humbje derisa te kuptoni se ishte clirimi qe nuk kishit guxim ta zgjidhnit vete.
Peshorja
Horizonti juaj zgjerohet. Mund te udhetoni, te mesoni dicka qe ndryshon menyren si e shihni boten ose te merrni nje vendim qe do te ndikoje ne vitet qe vijne.
Akrepi
Asgje siperfaqesore nuk do t’ju kenaqe. Financat, marredheniet dhe emocionet do te kalojne neper nje transformim te thelle. Ajo qe nuk eshte e vertete, nuk do te mbijetoje.
Shigjetari
Jo cdo njeri qe hyn ne jeten tuaj vjen per te qendruar. Disa do te shfaqen vetem per t’ju permbysur boten. Marredhenie qe i konsideronit te pathyeshme mund te testohen deri ne kufi. E verteta do te dale ne drite dhe maskat do te bien. Pas ketij tranziti, nuk do te ecni me prane te njejteve njerez.
Bricjapi
Rutina juaj nuk do te mbetet e njejte. Menyra si punoni, organizoheni apo kujdeseni per veten mund te ndryshoje papritur. Ajo qe sot duket si pengese, neser mund te jete bekimi juaj.
Ujori
Nje nga shenjat me te favorizuara. Kjo eshte nje nga periudhat me elektrizuese per ju. Frymezimi do te jete i jashtezakonshem. Dashuria, krijimtaria dhe projektet personale mund te marrin nje kthese qe nuk e kishit imagjinuar.
Peshqit
Thelle brenda jush po mbaron nje epoke. Ajo qe e quanit siguri mund te filloje te shembet, qofte ne familje, ne shtepi apo ne boten tuaj emocionale. Universi nuk po ju ndeshkon po ju detyron te lini pas ate qe nuk mund t’ju shoqeroje ne kapitullin e ri. Disa plage do te hapen vetem qe te mos mbeten me kurre te pasheruara.
- Vajza e tij feston ditëlindjen, Armaldo: Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë në këtë vend, nuk duam që të largohesh dhe ne të na këpusë malli për ty!
- VIDEO/ Djalë apo vajzë? Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit të dytë
- “Një nga shenjat më të favorizuara është…”, Horoskopi i datës 3 Korrik
- VIDEO/ Selin na prezanton për herë të parë motrën e vogël
- Pamje/ Keijsi shoqëron në mbrëmjen e maturës vajzën nga Prrenjasi
- “Gjithë paratë e botës do t’i jepja vetëm që ti të ishe këtu me mua”, Mimoza Ahmeti tregon bisedën me partnerin para se të futej në Ferma VIP
