Fri. Jun 19th, 2026

Selvija zbulon këngën e re të Shpatit që do publikohet së shpejti: Të qanë të gjitha nënat shqiptare dhe sot po i lë botës një këngë që flet për mallin e një djali…

Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi ka njoftuar se një project i ri muzikor do të publikohet së shpejti në YouTube.

Kënga do të titullohet Nana dhe është e kënduar nga artisti përpara se të ndërronte jetë.

“Ah Shpat. Të qanë të gjitha nënat shqiptare dhe sot po i lë botës një këngë që flet për mallin e një djali në gurbet, që ëndërron ditën kur do të kthehet e do ta gjejë nënën duke e pritur. Sa e rëndë tingëllon sot kjo këngë… sepse një nënë ende pret zërin e djalit të saj, përqafimin e tij dhe trokitjen e tij në derë. Shpati ka lënë pas disa këngë që nuk arriti t’i publikojë dhe edhe pse zemra më dhemb, e ndjej se kam për detyrë t’jua sjell juve, që zëri i tij të vazhdojë të jetojë mes nesh. Së shpejti në YouTube “NANA”.“, shkruan Selvija.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *