Thu. Jun 18th, 2026

“Hijet e xhelozisë dhe etja për pushtet financiar morën frenat…”, Meri Shehu bën parashikimin e Horoskopit për datën 18 dhe 19 Qershor

♈️ Dashi

Pas nje dite ku hijet e xhelozise dhe etja per pushtet financiar moren frenat, sot dhe neser nis rikthimi juaj. Ajo qe humbet ne autoritet nuk ishte zhdukur, vetem ishte fshehur ne erresire. Tani vjen momenti te rimerrni kuroren qe ju takon.

♉️ Demi

Nje sekret familjar endet ende ne korridoret e nje labirinti shpirteror. Sot dhe neser, nje shenje e vogel mund t’ju coje drejt fillit te humbur. Mos i nenvleresoni intuitat qe vijne ne heshtje.

♊️ Binjaket

Nje takim i paracaktuar dhe nje plan i fshehur prej kohesh do te hapin nje dere qe dukej e vulosur. Pengesat ligjore apo burokratike fillojne te humbasin fuqine perballe levizjeve tuaja.

♋️ Gaforrja

Kur dukej sikur universi kishte hapur vrima ne xhepat tuaj dhe gjithcka rreshqiste pa lene gjurme, energjia ndryshon. Sot dhe neser nis ndertimi i nje vlere qe nuk matet me shpenzime, por me ndikim dhe respekt.

♌️ Luani

Madheshtia juaj nuk do te matet me duartrokitje. Sfida e vertete eshte nje objektiv i fshehur pas mjegulles se kohes. Vetem ata qe pranojne sakrificen do te prekin majen qe te tjeret as nuk e shohin.

♍️ Virgjeresha

Nje prapaskene e trazuar ne pune, nje rremuje e krijuar larg syve tuaj, fillon te shperbehet. Sot dhe neser del ne drite e verteta: pozicioni dhe prestigji juaj nuk kane qene kurre aq te rrezikuara sa dukej.

♎️ Peshorja

Nje premtim kerkon nje pergjigje. Universi ju vendos perballe nje zgjedhjeje qe nuk mund te shtyhet me. Per disa, kjo dere con drejt nje bashkepunimi; per te tjere, drejt nje lidhjeje qe mund te ndryshoje rrjedhen e fatit.

♏️ Akrepi

Pasi preket piken me te ulet te ciklit tuaj, fillon ngjitja. Reputacioni, fuqia dhe vleresimi profesional rikthehen me intensitet. Dikush qe ju ka vezhguar nga larg mund te filloje t’ju shohe me sy krejt tjeter.

♐️ Shigjetari

Lodhja ju ka mbuluar me nje perde pesimizmi dhe deshtimet e fundit ju duken me te medha se sa jane. Por nen siperfaqe po pergatitet nje cikel i ri. Me i ftohte, me serioz dhe shume me i rendesishem, sidomos ne dashuri.

♑️ Bricjapi

Nje ceshtje prone, shtepie apo investimi po leviz ne heshtje. Aty ku kishit pare humbje dhe rrenim, fillon te vendoset rregulli. Ka ardhur koha te rikuperoni terrenin qe mendonit te humbur.

♒️ Ujori

Dita merr permasa me te medha se sa prisnit. Kufijte dhe rregullat qe shfaqen perreth nuk jane pengesa, por paralajmerime. Universi ju kujton se edhe suksesi ka nevoje per kufij te qarte per te mos ju gllaberuar.

♓️ Peshqit

Ne siperfaqe keto dite duken te qeta, pothuajse pa ngjarje. Por poshte ujerave leviz nje interes i forte ekonomik dhe profesional. Dhe sapo te nise, nuk do te ndalet derisa te arrije rezultatin qe kerkoni.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *