Finalisiti i BBV5, Miri ka ndarë emocionet dhe përjetimet e tij pas 120 ditëve izolim në shtëpi.
“Big Brotheri ishte shume i bukur, shumë i mirë, unë jam kënaqur shumë me thënë të drejtën, po shikoj çfarë është bërë jashtë, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ai muaji i parë ishte fantastik, pastaj kishte një tronditje të fortë, ndërsa fundi ishte shumë i qetë dhe unë mendova se nëse duhet fituar ky Big, duhet shijuar dhe duhet të jemi më të qetë, duhet të tregojmë qytetari, mirësi, duhet të tregoj zemrën e madhe, ashtu siç jam unë në të vërtetë. Ishte më mirë të rrija brenda dhe mos të dilja, ishte një fluks shumë i madh komentesh, duhet ti përballoja të gjitha në të njëjtin moment, të paktën kur ishim brenda mund ta bënim me ndarje. Kishte një fluks shumë të madh komentesh, pozitive kuptohet, por edhe negative, sepse ne dimë që shoqëria shqiptare i ka të dyja versionet, të mirën dhe të keqen dhe aty tregohet se sa ti ke bërë për atë show, se sa ke bërë për veten tënde dhe çfarë kemi transmetuar kur kemi qenë brenda në shtëpi”, tha Miri në festën private të BBV5.
- “Më kërcënoi në prani të Monikës dhe Arbërit”, Miri reagon pas deklaratës së Ilir Vrenozit
- VIDEO/ “Skenën duhet ta mbante ajo, por ndoshta nuk është mësuar me skenën…”, Miri thumbon Selin?
- VIDEO/ Miri përlotet për ish-banorin e BBV5: E dua shumë!
- VIDEO/ “Do të zhduk”, Ilir Vrenozi: Miri më kërcënoi në prezencë të Arbër Hajdarit dhe Monika Kryemadhit!
- VIDEO/ Dafina Zeqiri e surprizon, Mimoza Ahmeti: Je yll, je gjigante!
- VIDEO/ “Ne kundër botës”, Brikena u përgjigjet atyre që s’besojnë te lidhja e saj me Mateon
