Babai i Selin ka folur për Top Channel pas fitores së vajzës së tij. Ai u shpreh se është ndjerë në faj për shkak të largësisë së tij dhe që nuk ka qenë pranë familjes.
“Fatkeqësisht largësia ime më ka bërë të ndihem në shumë faj që nuk isha pranë familjes. Megjithatë e gjitha kaloi dhe kaloi në finale me një sukses me një triumf. Ndjeva një keqardhje edhe për konkurrentët e tjerë pavarësisht të gjithave. Kjo është si puna e një kampionati që njëri do ta fitonte kupën. Në këtë rast shkoi për mbretëreshën time. Me Selinën kam komunikuar shumë pak dje në mbrëmje. Ishte një telefonatë jo shumë e gjatë, por ishte një telefonatë që më kishte munguar. është shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Mu duk pak shumë e lodhur, por është normale. I duhet kohë të rikuperojë të takohet me familjen, me mbështetësit dhe ato që e kanë përkrahur në këto ditë”, tha babai i saj.
- “Më kërcënoi në prani të Monikës dhe Arbërit”, Miri reagon pas deklaratës së Ilir Vrenozit
- VIDEO/ “Skenën duhet ta mbante ajo, por ndoshta nuk është mësuar me skenën…”, Miri thumbon Selin?
- VIDEO/ Miri përlotet për ish-banorin e BBV5: E dua shumë!
- VIDEO/ “Do të zhduk”, Ilir Vrenozi: Miri më kërcënoi në prezencë të Arbër Hajdarit dhe Monika Kryemadhit!
- VIDEO/ Dafina Zeqiri e surprizon, Mimoza Ahmeti: Je yll, je gjigante!
- VIDEO/ “Ne kundër botës”, Brikena u përgjigjet atyre që s’besojnë te lidhja e saj me Mateon
