I ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ishte ish-konkurrent i BBVIP Keijsi Hyseni, i cili zbuloi nëpërmjet një deklarate se nuk është më në një lidhje romantike me Inën, një tjetër ish-konkurrente e BBVIP.
Pjesë nga biseda:
Elona: E dashura jote Ina të ka mbështetur në këtë projekt?
Keijsi: Në projektet që do të vijnë Ina më ka mbështetur fillimisht kur e kam nisur, por unë me Inën nuk jemi më bashkë në një lidhje dashurie…
Elona: Çfarë thua? Ti me Inën nuk jeni më bashkë… E ke seriozisht apo është gënjeshtër 1 Prilli.
Keijsi: Nuk jam nga ata që bëj shaka për 1 Prill, por erdhi momenti që po e kuptonim që po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit domethënë nuk po shkonin gjërat ashtu siç duhet dhe i dhamë pak kohë njëri-tjetrit
Elona: Sa kohë keni që jeni ndarë?
Keijsi: Kemi pak kohë, disa ditë, pavarësisht se Ina më ka qëndruar pranë e kemi diskutuar me shumë mirëkuptim të dy këtë gjë. Nuk është se erdhi as nga njëra palë as nga tjetra, erdhi momenti për ta bërë diçka, dhe ndodhi./TAR
- VIDEO/ Surprizë! Vedati dhe Roela do bëhen prindër për herë të dytë
- Kris dhe Esme celebrojnë dashurinë e tyre, Megi Pojani i shpall burrë dhe grua
- “Si duket ky keci?”, Ermal Mamaqi dhe Mimoza Ahmeti shkëmbejnë batuta: I ke frymëzuar gratë, shohin djem të rinj!
- “Dhëmbët, fytyra apo pamja e një vajze nuk janë argument politik”, Rozana Radi i kthehet Zegjine Caushit: Kur debati zhvendoset nga argumenti, te tallja me pamjen fizike…
- Meri Shehu publikon Horoskopin javor dhe paralajmëron: Këto shenja të kenë kujdes nesër
- Mimoza Ahmeti: Jam me nerva, i them Adit të trashëgohesh se kam gjetur më të mirë se ty!
