Thu. Apr 23rd, 2026

VIDEO/ “Më injoron në çdo moment”, Miri-Selinit: Ulu me këmbë në tokë, ne nuk jemi vrarë me shpata…

Shumë aluduan se Selin dhe Miri do të bashkohen në lojë pas daljes së Gimbos, por kjo gjë nuk ka ndodhur ende. Selin tha se ajo është një “luaneshë” dhe se do të luajë vetëm. Rogerti është munduar që t’i bëjë bashkë, por mesa duket nuk ia ka dalë dot.

Kjo u diskutua mbrëmë në Prime, ndërkohë që Rogerti tha se do që t’i bashkojë që t’i dobësojë dy banorët. Miri tha se Selin e injoron në çdo moment banorin dhe nuk ka një sjellje normale njerëzore me të.

“Kam kërkuar një bisedë njerëzillëk, një jetesë normale në këtë shtëpi, sepse ajo të injoron në çdo moment edhe kujton se ajo është më lart se sa ty kur injoron njerëzit. Selin ulu me këmbë në tokë, sillu njerëzore. Thuaju njerëzve mirëmengjes edhe natën e mirë, edhe të bëftë mirë se ne të dy nuk jemi vrarë as me shpata e as me thika. Jemi njerëz dhe duhet të jetojmë në këtë shtëpi si njerëz normalë”, i tha Miri Selin.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *