Pas përjashtimit nga BBV5, Greta ishte sot e ftuar në Fan Club.
Opinionisti Arjan Konomi i tha Gretës, se nuk duhet të kishte hyrë fare në BBV, sepse ia vështirësoi lojën Selin.
“Dalja jote i bën mirë qëndrimit të Selinës. Selina ka shpëtuar prej teje, se ndërkohë që duhet të merret me Gimbon, me Mirin, me shumë të tjerë, kishte dhe merakun tënd se si do dukej çdo fjalë dhe çdo marrëdhënie. Ti e ke menduar ndonjëherë që ndoshta s’duhet të hyje fare në BBV”, e pyeti Arjani.
“Po e kam menduar, por secila është futur për lojën e vetë. Ne të dyja jemi vajza të televizionit. Fati jonë që na erdhi oferta të dyjave. Sipas meje është një shans shumë i mirë në jetë që nuk duhet ta lësh pas dore dhe pse jo unë kam karrierën time, ambicjen time”, tha Greta.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
