Wed. Mar 18th, 2026

“Njerëzve që ulen në atë kolltuk iu hipën gjaku në tru dhe…”, plas sherri mes Kryemadhit dhe Ledionit: Nuk më komplekson as ti as Rogerti!

Një debat ka ndodhur mes Monika Kryemadhit dhe Ledion Liços mbrëmjen e sotme dhe shkak u bë një debat mes opinionistes dhe Rogertit.

Kryemadhi u ankua se ajo nuk e mbaron dot argumentin për shkak të arrogancës së banorëve, kryesisht duke iu referuar Rogertit.

Ledioni u përpoq ta qetësonte Kryemadhin dhe më pas iu kthye: “Mos e merr tolerancën time për dobësi. Problemi është se njerëzit që janë ulur në ato lloj karrigesh, nuk e di pse kur shohin një grup njerëzisht ashtu, si ata që shikon ti aty apo si dhoma të tjera i hipën gjaku në tru dhe mendojnë se e kanë…Ti mendoj unë duhet të jesh më e përulur dhe më e përulur ndaj atyre njerëzve që kanë 84 ditë aty Brenda dhe edhe nëse nuk janë dakord me atë që thua ti të jesh pak më e përulur kaq”.

“Por edhe këto njerëz që ulen në këto kolltuqe këtu që janë të detyruar për të komentuar, kanë të drejtë të komentojnë. Detyrimi im është jo të komentoj fjalitë e Rogertit që nuk ka lënë fjalë pa ju thënë gjithë vajzave, sepse duke ua thënë vajzave të asaj shtëpie ua ka thënë vajzave… Një njeri si Rogerti në atë shtëpi për mua është shembulli më i shëmtuar i burrit dhe mashkullit shqiptar”, tha Kryemadhi, teksa theksoi se nuk e kompleksonte as Rogerti dhe as Ledioni për kolltukun ku ishte ulur.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *