Wed. Mar 18th, 2026

Mirin, Gimbon apo Mateon, kë pëlqen Selin? Ja çfarë thotë Monika Kryemadhi

Opinionistja e BBV5, Monika Kryemadhi është shprehur se sipas saj Mateo nuk pëlqen Brikenën, por Selinin.

“Unë mendoj që Mateo pëlqen Selinin. Brikena është e kalkuluar në kornizë. Nuk lëviz nga kushtetuta e Big Brother-it. Mendoj që edhe Selin mund të ketë një ndjenjë, por mendoj që ka një ngatërresë ndjenjash aty. Mirin që e ka patur në formën e një mentori të lojës në 60 ditët e para dhe tani ajo dashuria dhe respekti që kishte për të i është kthyer në urrejtje. është Gimbo që e ka si një shok të ngushtë. Të gjithë kemi nevojë për një shoqe ose shok të ngushtë, që të shkarkojmë energjinë negative që kemi përreth. Gimbo është aty, dhe ajo po ta shikoni në momente që ka lot është me Gimbon dhe ai është atje gjithmonë. Pëlqyeshmëria e saj për Mateon ndoshta mund të vazhdojë mbas BBV, por jo brenda BBV”, tha ajo.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *