Wed. Mar 18th, 2026

“S’ka ndjenja Selina për ty dhe s’ka për të pasur”, Kryemadhi i kthehet Mirit: Ç’të duhet ty, je burrë i martuar!

Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj Mirit, të cilit i ka thënë se nuk duhet të merret më me Selin, por duhet të vazhdojë lojën vetë.

Kryemadhi i tha Mirit se ka çfarë humb jashtë shtëpisë, duke iu referuar bashkëshortes dhe vajzës së tij.

“Unë shikoj një Mir kontradiktor. Tjetër gjë thotë në videoklip, tjetër gjë në Prime. Nuk kam dashur ta besoj dhe jam shumë dakord që mund të bëni një lojë, por nuk duhet të kalojë normat e lojës, apo të japë një show të shëmtuar. Nuk mund të bëhesh një lojtar aq i pamëshirshëm, sa që t’ia vërtetosh ti që Selin paska ndjenja. Ti nuk mund të kërkosh një konfirmim nga Juela nëse ka ndjenja apo s’ka ndjenja Selin. Ç’të duhet ty njëherë kjo. Ti duhet të kuptosh, ka apo jo ndjenja Selin se ta ka thënë në Prime. Dhe ti ke thënë në Prime që unë s’kam ndjenja për Selin. Mendoj që kjo gjë është tepër e ekzagjëruar dhe kalon çdo lloj kufiri. Boll më, ktheu në lojën tënde, je burrë i martuar, ke një vajzë të mrekullueshme dhe ke çfarë humbet jashtë. Lëre Selinën të vazhdojë lojën e vetë. Ç’të duhet ty është apo s’është Selina e lumtur me Gimbon. Shiko mo vëlla lumturinë tënde. Ç’punë ke ti? Ty të leverdis nëse ajo dashurohet me Gimbon, sepse ti vazhdon jetën tënde, burrë zotni, i martuar, me një vajzë yll, ndjek lojën, një këngëtar i suksesshëm. S’ka ndjenja Selina për ty dhe s’ka për të pasur”, tha Kryemadhi.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *