I ftuar sot në emisionin ‘Ftesë në 5’, Kristi Lamaj u shpreh se ndodhet në një periudhë të jetës kur dëshiron të bëhet baba.
“Vjen një periudhë kur gjërat vijnë vetë, kështu qenka jeta. Dua të bëhem baba. Është një dëshirë që vjen me moshën. Pastaj fillon të logjikosh: familja është gjëja më e veçantë për mua, pika ku nuk doja të prekesha kurrë. E kam thënë edhe aty brenda, mos guxo të më prekësh familjen, ajo është vija e kuqe. Nuk ka fare lidhje profesioni me familjen. Profesioni im të do larg, të investuar dhe të përkushtuar”, u shpreh ai.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
