Ambasadorja amerikane, Yuri Kim po kalon disa ditë relaksuese në Vuno.
“Si shumë njerëz në Shqipëri edhe në mbarë Europën edhe unë po marr një pushim të vogël për marrë energji. Unë shkova në Vuno për një kafe në qendrën e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me vendasit. Falenderoj Petron, Gjergjin, Irakliun, Armandon dhe miq të rinj të tjerë që më ftuan të ndaja me ta një pije dhe një bashkëbisedim shumë të këndshëm. Ndjeva kënaqësi që mësova për fshatin tuaj duke ndarë opinione për Shqipërinë dhe familjet tona. Unë do e mbaj premtimin që të kthehem në fshatin tuaj të bukur dhe të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë. Faleminderit”, shkruan Kim në rrjetet sociale, teksa shihet duke ngritur dolli. /Labirinth