Wed. Mar 18th, 2026

Kristi “shpërthen” në lot pas daljes nga muri i shtëpisë: Nuk dua të dal!

Pak orë para fillimit të Prime-t, Kristi mori një vendim të papritur, duke dalë nga muri rrethues i shtëpisë.

Menjëherë pas kësaj, një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku shkruhej se Kristi ishte larguar nga shtëpia.

Në Prime-n e së shtunës, u pa që Kristi, u shoqërua nga sigurimi dhe u fut në shpellë.

Ai foli në dhomën e rrëfimit, duke mos i mbajtur dot lotët dhe tha: “Nuk dua të dal nga kjo shtëpi”.

Në Prime, ai pati një bashkëbisedim me Ledion Liçon, ku tha: “Mendoj se është një akumulim i të gjithë ditëve që unë kam qëndruar këtu brenda. Thjesht shkëputesh… Më pas sheh që është ajo drita, ai shkëlqimi, ai vendimi që nuk do ta marrësh vesh”. /Top Channel

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *