Ish-banori i BBV5, Keijsi ka qenë i ftuar së fundmi në “S’e luan topi”, ku ka folur për jetën mediatike, por jo vetëm. Ai po ashtu tregoi një moment të trishtë në familjen e tij. Keijsi tregoi se motra e tij Sarah humbi njërin prej binjakëve të saj.
“Hera e fundit që kam derdhur lot ka qenë në 29 mars 2024, kur lindi nipi Noah, sepse kishte një procedurë pak të vështirë. Ishin binjakë dhe Sarah e humbi njërin prej tyre. Dhe Noah u rrit gjatë shtatzanisë në një mënyrë shumë të sikletshme. Ditën që ka lindur operacioni zgjati pak shumë. Unë kam ndenjur dy orë pa folur, vetëm më rridhnin lotë dhe pija cigare. Isha bllokuar komplet, s’reagoja dot”, tha Keijsi.
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
- FOTO/ Luizi dhe Kiara takohen me dy ish-banoret e BBV
