Opinionisti i “Përputhen”, Laert Vasili e puthi Esmen, njërën nga konkurrentet e programit. Kjo gjë shkaktoi një debat të madh mes konkurrentëve meshkuj të këtij formati. Esme doli nga studio së bashku me Megin për t’u qetësuar dhe më pas u rikthyen sërish.
“Jam në një gjendje që dua ta marr veten. është diçka që nuk e prisja dhe ndaj nuk di si të reagoj dhe nuk di si të shprehem. Por është diçka që nuk e pranoj që të ndodhë jo vetëm me mua si femër, po me asnjë femër. Asnjë femër nuk duhet të lejojë që një mashkull ta arrijë të tregojë burrërinë në një formë që ai beson se mund të ketë kontrollin mbi ty. Laerti si aktor që është më mori si shembull, si partneren e tij në krim për t’i treguar një mashkulli si Marjusi si duhet të veprojë me femrat. E gabuar që u mora si shembull”, tha ajo.
Megi Pojani i rikujtoi Esmes se është në “Përputhen” dhe jo në një sallë teatri dhe askush nuk ka të drejtë të puthë askënd pa dëshirë. Laerti i kërkoi Emes ndjesë, ndërkohë që Megi Pojani i kërkoi opinionistit të largohej nga studio.
“Laert në këtë studio ka vajza që janë të lira dhe mund të thonë çfarë të duan. Dhe dua që gjithmonë ta kenë komoditetin që të shprehin veten dhe ndjesitë e tyre pa kurrëfarë censure. Kjo nuk mund të jetë arsye që të ketë iniciativa drejt atyre vajzave që të cënojnë hapsirën e tyre personale, dinjitetin e tyre, integritetin e tyre në publik. Unë vlerësoj secilën prej jush që jeni në këtë studio dhe dua të dini për sa kohë unë jam në këtë program dhe drejtohet nga ata njerëz ju do të jeni gjithmonë të sigurta dhe asnjëherë nuk do të ndodhë diçka që të cënojë personalitetin tuaj. Esme të kërkoj ndjesë në emër të produksionit. Të kërkoj ndjesë në emrin tim. Të kërkoj ndjesë në emër të Neda Ballukut, që është shumë e prekur nga kjo që ndodhi në studio. Laert do të kërkoja të lutem të largohesh nga studio. Kam nevojë që këtë gjë ta kem me konkurrentët e mi në këtë program”, tha Megi.
“Të kërkoj ndjesë Esme, por është e vështirë të kuptohet teatri”, tha Laerti duke u larguar.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
