Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një letër në emisionin “Fan Club”, e cila u lexua nga moderatorja Kiara Tito.
“Si nënë, sot nuk kam nevojë të flas me zë të lartë. Mjafton zemra. Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe me dobësi. Jo perfekte, por njerëzore. Dhe për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft. Publikut dua ti them vetëm kaq, pas çdo banori ka një familje që ndjen, pret dhe lutet. Pas vajzës sime jam unë, një nënë që mëson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë edhe kur sprovohen. Faleminderit kujtdo që e sheh me zemër të hapur, që e mbështet dhe që e kupton se kjo është një lojë, por njerëzit brenda saj janë të vërtetë. Ju faleminderit”, shkruhet në letrën e dërguar nga nëna e Inës.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
