Banori i BBV5, DJ Gimbo ka ndarë një nga episodet më të ndjeshme të jetës së tij gjatë një bisede me Selinin.
Ai ka folur për ndarjen e prindërve, një ngjarje që, sipas tij, la gjurmë të thella në familje.
“Ka shku mami te gjyshja, shkoi te nëna e saj se nuk e ka pa që një muaj edhe ka dashtë me ndejtë një natë, se shyqyr qe e ka hala edhe babai e kish kuptu e kish marrë veshë që mami u shku te nëna e vetë. Edhe vjen mami në shtëpi, hyn brenda…. mami edhe babi edhe që kanë jetu me një shtëpi nuk është edhe që kanë pas shumë kontakt njëri me tjetrin, njëri në sallon tjetri në kuzhinë… për shkaqe të kota. Edhe kur babi e sheh që është ardhe mami, i thotë që duhesh me dalë, edhe mami çka bën, del edhe shkon te banesa e motrës që e kam në Gjermani edhe e ka një banesë në Istog qaty afër jo larg edhe mami shkon në banesë aty”, i rrëfente ai Selinit.
“U thashë pse çka u bë, kallxom, Gëzim më tha, babi e ka qit mamin prej shpisë, thash qysh?? Tha po, thashë okay. As nuk e di qysh kam mrri në Prishtinë, as nuk e di qysh jam shku në Istog sen s’maj në mend hiq, kurgjo. Shkova mirë boll, u mundojsha babën tem, dojsha me folë me të, me i thon mos u ngut se jemi shtatë fëmijë, i thashë mos u ngut. Më tha jo! Mami dul në banesë te motra”, i tregoi Gimbo Selinit.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
