Wed. Mar 18th, 2026

Ina i kthehet Stelinës pas përjashtimit të Keijsit: Para dy javësh ia dije vlerat, ka lënë gjurmë në jetën tënde!

Ish-e dashura e Keijsit, Stelina u shpreh se përjashtimi i tij nga BBV ishte i merituar.

“Patjetër i merituar. Ishte dhe krenar. Patjetër që më bëhet qejfi. Këtu ka shumë njerëz me vlera që nuk po i përcjellin dot vlerat e tyre, sepse Keijsi bërtiste me gishta në vesh dhe nuk i linte të tjerët që t’i tregonin”, tha Stelina.

Nga ana tjetër, Ina iu kthye duke i thënë se për hir të asaj që Stelina dhe Keijsi kanë kaluar, banorja nuk duhet t’i thoshte këto fjalë: “Para dy javësh ia dije vlerat Keijsit. Ai është një njeri që ka lënë gjurmë në jetën tënde. Të paktën, për hir të asaj që keni kaluar së bashku, nuk duhet ta thoje”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *