Ina dhe Keijsi kanë shfaqur më tepër afrimitet gjatë këtyre ditëve, gjë që banorja e ka komentuar në Dhomën e Rrëfimit. Ajo tha se Keijsin e ka për zemër, por është herët për ta besuar për shkak të efektit lojë në BBV.
“Keijsin e kam shumë për zemër, po për çështje loje unë këtu nuk i besoj as kësaj që kam veshur. Seriozisht e kam. Nuk po them që e shoh si konkurrentët e tjerë sepse nuk e shoh. Kam dhe ka tjetër konsideratë për mua. Absolutisht këtë e them me zë shumë të lartë, por kur vjen puna te Loja unë nuk besoj kollaj dhe dua kohën time. Edhe në rast se nuk kam kohë s’ka problem fare për mua dal si më e lumtura ditën e martë”, tha Ina.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
