Stelina ka treguar një histori dje në mbrëmje për banorët e BBV.
Ajo tregoi se kur jetonte në Pisa të Italisë, ishte grabitur nga disa shqiptarë.
“Më kishin pikasur disa persona që ishin shqiptarë, në atë zonë ku jetoja unë. Kisha vënë re që më ndiqte një makinë ditët e fundit: ose rrinte e parkuar përpara shtëpisë, ose më priste pak më tutje, në hyrje të lagjes. Unë i kisha vënë re, por s’më kishte shkuar mendja keq, sepse e dija që ishin të lagjes dhe mendoja se rrinin për qejfin e vet. Pak ditë më vonë, më thotë një shqiptar vetëm kaq: “Kujdes”. “Kujdes se të kanë pikasur”. Në Pizë jetoja unë. I thosha: “Shiko se s’kanë pse të më pikasin. Çfarë do më bëjnë, do më marrin rrobat?!”. Ata kishin menduar se unë pjesën e rrobave e përdorja për të kamufluar punë të tjera ilegale.
Dhe një ditë, kur unë isha duke bërë blerjet e mia, kthehem me valixhe, sepse ashtu e bëja, ngaqë kisha frikë; të gjitha paketimet i fusja në valixhe dhe i hiqja kartonat. Kthehem në shtëpi dhe e gjej të thyer dhe të sakatuar. Dhe unë e preva biletën në momentin e fundit dhe u nisa për në Shqipëri. Ika me idenë që do kthehesha sërish, të gjeja një shtëpi tjetër, por nuk u ktheva më kurrë nga frika.”, tregoi Stelina.
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
- FOTO/ Luizi dhe Kiara takohen me dy ish-banoret e BBV
- Mateo flet fjalët më të bukura për Brikenën: Vajzat mund ta shohin si shembull jo vetëm në karrierë, por edhe në pasarelë
