Sara Hyseni, motra e banorit të “Big Brother Vip” Keijsit, ka folur sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku shpjegoi arsyen pse kishte vendosur të mos ndiqte më në Instagram Stelinën.
“Keijsi është një djalë që ka pasion motorat, i pëlqen të udhëtojë dhe të bëjë sporte ekstreme. Ky tipar i tij paraqitet edhe në karakterin që shfaq në raportin me njerëzit. Reagimet i ka spontane sepse ne këta njerëz jemi, por Keijsi është njeri që i gjendet pranë çdo kujt që ka nevojë. Për gjëra të vogla apo të mëdha, Keijsi është aty për këdo. Keijsi e ka vuajtur shumë ndarjen me Stelinën sepse ai e donte vërtet shumë. Unë kam qenë aty kur ai përjetoi gjithë vuajtjet prandaj e kam hequr Stelinën nga Instagrami. Është hera e parë që jam larg dhe nuk kam mundësi t’i jap këshilla. Do thoja që të qëndrojë i qetë dhe të tregojë veten sepse është djalë me shumë vlera. Mami im po mundohet të mos e marrë çdo gjë afër zemrës sepse e di që është një lojë. Ajo do gjithçka që Keijsi do dhe kjo vlen dhe për Stelinën. Unë Stelinën do e ndjek në Instagram kur ta shoh që Keijsi të jetë i qetë dhe i lumtur”, tha ajo.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
