Stelina dhe Keijsi kanë folur mbrëmë për historinë e tyre në “Përputhen”. Ajo u shpreh se duket se fakti që ndodhet në Big Brother me Keijsin është një nga sfidat e saj më të mëdha në shtëpi.
“Kjo historia jonë më duket sikur ka filluar dhe nuk mbaron asnjëherë. Është një nga sfidat më të mëdha që kam këtu brenda. Për shkak të ndjesive që unë kam patur dhe ndoshta mund të kem akoma brenda vetes është pika ime e dobët këtu. Por për shkak të inateve që kemi për njëri-tjetrin mendoj që është edhe pika ime e fortë, sepse më mban të motivuar gjatë gjithë kohës që të eci përpara. Vazhdon të jetë një miks ndjenjash. Ajo çfarë unë kam përjetuar pak kohë më parë ka qenë shumë e fortë. Isha një vajzë e dashuruar e cila u ndje e tradhtuar. Mendoj që është shumë e qartë pak a shumë. Por përderisa jam këtu brenda, kam ardhur për veten time, por i kam lënë hapësirë edhe Keijsit, që kurdo që ka patur dëshirë dhe nëse ka dëshirë për të folur me mua është i hapur. Këtë gjë e kam menduar përpara se të vija kur e pashë që Keijsi ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother-it dhe nëse e ka ndjerë në ndonjë moment që ka diçka për të më thënë qoftë edhe për të sqaruar diçka që mund të ketë ngelur e pasqaruar ose që unë mund ta kem keqkuptuar, Keijsi ka qenë i lirë të thotë. Dëgjova tani që paskam qenë e ftuar edhe në krevatin e tij.”, tha Stelina, teksa u shpreh se nëse Keijsi donte të flinte me të në një krevat duhej t’i kishte thënë asaj dhe jo banorëve të tjerë.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
