Ina Aderi ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi se vetë Keijsi i kishte treguar asaj se shoferi i tij kishte parë Stelinën duke u puthur me Krisin, një tjetër konkurrent i “Përputhen”.
“Stelina ishte koshiente për çdo gjë për ardhjet e Keijsit te dyqani im, koha që ne kalonim bashkë. Unë mendoj se e ka dashurinë shumë të madhe dhe nuk i mban mend të gjitha këto. Jam kurioze të shoh zhvillimet e tyre sepse vetë Keijsi ka qenë ai që e ka parë Stelinën duke u puthur me një tjetër. Keijsi ka qenë personi që ma ka dhënë mua si lajm, por ka qenë Bledi, shoferi i tij që e ka parë Stelinën jashtë dyqanit të saj duke u puthur me Krisin. Pas takimit me Krisin mendova se Stelina ishte me të, kur e shoh që hyri në Big Brother dhe iu tregoi të gjithëve historinë që kishte me Keijsin. Jam aq kurioze të shoh zhvillimet e reja dhe se çfarë do bëjnë të dy”, tha Ina.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
