Konkurrentja e “Përputhen”, Ina Aderi ka qenë sot e ftuar në “Ftesë në 5”, ku foli për marrëdhënien e saj me Keijsin. Ajo u shpreh se ata janë vetëm miq shumë të mirë. Ina gjithashtu tha se nuk është ajo shkaktare për ndarjen e Keijsit dhe Stelinës.
“Unë nuk e quaj veten fare me faj dhe këtë nuk e bëj për të shfajësuar veten sepse nuk jam këtu për të dhënë llogari dhe as të bëj vetëgjyqësi. Aty është një program njohje. Në momentin që hyra aty mu bë një pyetje nga drejtuesja e programit: “cili nga djemtë të duket më interesanti” dhe unë kam thënë Keijsi më duket më shumë një djalë që i afrohet kërkesave, pritshmërive, karakteristikave që unë kërkoj tek një mashkull. Dhe sigurisht Stelinës nuk i erdhi mirë sepse ajo ishte në një njohje me Keijsin”, tha Ina.
Bieta Sulo e pyeti se çfarë mesazhi do t’i jepte Keijsit në këto momente.
“Do ishte: shumë suksese në rrugëtimin tënd në Big Brother dhe mos harro të ruash me shumë rigorozitet dinjitetin dhe karakterin që mezi e ke krijuar”, tha Ina.
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
- FOTO/ Luizi dhe Kiara takohen me dy ish-banoret e BBV
- Mateo flet fjalët më të bukura për Brikenën: Vajzat mund ta shohin si shembull jo vetëm në karrierë, por edhe në pasarelë
