Vëllai i Madh iu kërkoi banorëve të BBV5, që të zhvillojnë një lojë me pyetje rastësore që do t’i zgjidhnin vetë ata.
Stelinës i ra pyetja: “çfarë është dashuria për ty?”
“Mendoj që bazat e dashurisë, të gjithë ne i marrim nga familja dhe për fatin tim të keq nuk kam patur mundësinë që të shoh dy prindër që duhen fort edhe një marrëdhënie dashurie të fuqishme mes tyre. Por kam patur fatin tim të mirë që dashurinë ta mësoj nga një grua e hekurt jo vetëm e fortë, e cila ka sakrifikuar pafund për mua dhe motrën time. Kjo gjëja më ka bërë që unë të dua veten shumë më shumë edhe të mësoj realisht se çfarë është dashuria dhe çfarë është sakrifica për dashurinë. Duke marrë parasysh që nuk kam patur fatin të shoh dy prindër që duhen fort, ka qenë një nga pengjet dhe ëndrra e madhe e jetës time që nesër të kem një partner në jetën time që do më dojë fort, do më respektojë fort edhe do dijë të kujdeset për fëmijët e mi. Mendoj që dashuria është gjithçka, është ushqim i shpirtit të njeriut!”, u përgjigj Stelina.
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
- FOTO/ Luizi dhe Kiara takohen me dy ish-banoret e BBV
- Mateo flet fjalët më të bukura për Brikenën: Vajzat mund ta shohin si shembull jo vetëm në karrierë, por edhe në pasarelë
