Wed. Mar 18th, 2026

“Arsyet janë shumë të forta”, Stelina: Ja personi i vetëm që nuk e kam falur

Vëllai i Madh iu kërkoi banorëve të BBV5, që të zhvillojnë një lojë me pyetje rastësore që do t’i zgjidhnin vetë ata.

Stelinës i ra pyetja: “a e ke falur dikë që nuk e meritonte?”

Stelina përmendi babanë e saj, i cili nuk jeton më.

“Për qetësinë dhe rehatinë e shpirtit tim, unë zgjedh ti fal të gjithë njerëzit të cilët unë mund të kem një konflikt, një debat apo një situatë që mua mund të më ketë lënduar. Zgjedh gjithmonë ti fal në varësi të fajit që mund të ketë bërë apo të situatës që më ka shkaktuar. Maksimumi zgjedh të mos t’i mbaj më afër vetes, por gjithmonë i fal. Unë jam shprehur vetëm në një intervistë që kam dhënë. është vetëm një person në jetën time, që tashmë nuk jeton më, të cilin unë nuk e kam falur, për të cilën edhe jam gjykuar për atë intervistë. është babai im, i cili sot nuk është më në këtë jetë. E kam kuptuar që nuk e kam falur sepse në momentin që mora vesh që ai nuk jetonte më në këtë jetë, unë zgjodha të mos shkoja tek vendi ku ai prehej, sepse kam menduar që nëse një ditë shkoj aty dua që ta kem falur dhe të mos shkoj me pengje. Arsyet pse nuk e kam folur janë shumë të forta”, tha Stelina.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *